TMERR: Pensionistët presin jashtë në temperatura përvëluese, askush nuk është të vendi ku i obliguan të lajmërohen

TMERR: Pensionistët presin jashtë në temperatura përvëluese, askush nuk është të vendi ku i obliguan të lajmërohen

Disa fotografi që na kanë ardhë nga lexuesit e Periskopit, tregojnë tmerrin para Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku shihen pensionistët duke pritë jashtë – para qendrës ku duhet të lajmërohen për pensionet.

Sipas informatave nga qendra ku lajmërohen pensionistët (çdo gjashtë muaj), ata janë obliguar nga Ministria që të paraqiten sot, por dyert janë të mbyllura.

“Në qendrën për lajmërim të pensionistëve, në këtë kohë të nxehtë me kërkesën e Ministrisë për lajmërim, pensionistët po presin para dyerve të mbyllura, punonjësit nuk janë në punë”, i tha Periskopit njëri nga qytetarët prezent aty./Periskopi/

Periskopi pas pak do të interesohet më shumë rreth kësaj teme…

 

Shpërndaje në: