Tmerruese: Ambasadori Gashi kërcënohet me vdekje e masakrim

Tmerruese: Ambasadori Gashi kërcënohet me vdekje e masakrim

Edhe pse ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, madje as nuk shpërndau karikaturat e Profetit Muhamed në Twitter por vetëm sa shpërndau një artikull të një gazete të famshme ku ndodheshin këto karikatura – kërcënimet e sulmet ndaj tij nuk kanë të ndalur.

Artikulli i rishpërndarë nga Gashi i takonte Le Figaro-s, pasi u bë temë e rëndësishme publike duke qenë se një mësues francez u vra nga një islamist me prerje koke.

E një komentues madje e ka kërcënuar me vdekje së fundit Gashin.

“Ai që e shan Pejgamberin dënohet me vdekje” – ka shkruar ai.

Ndërsa ka pasur edhe të atillë që kanë kërkuar të masakrohet kushdo që tallet me Muhamedin “T’i tregojmë botës së islami është fe e paqes, duke masakruar këdo që tallet me Muhamedin, se ndryshe nuk binden këta qafirat e flliqtë që ne jemi më paqësorët”, thuhet një një koment tjetër që është bërë në profilin e Gashit.

Shpërndaje në: