Tmerruese: Qytetari thotë se po e detyrojnë t’i kompensojë të dielen orët e punës kur po ndalet rryma

Tmerruese: Qytetari thotë se po e detyrojnë t’i kompensojë të dielen orët e punës kur po ndalet rryma

Energjia elektrike ka shqetësuar secilin prej nesh gjatë javëve të fundit. Por, një shqetësim edhe më i thellë është shprehur në grupin “Network Prishtina”.

Është D. B. i cili ka deklaruar se po detyrohet t’i zëvendësojë orët e punës në të cilat po ndalet rryma nga punëdhënësi i tij.

“E kam orarin e punes prej 9:00-17:00 mirepo per shkak te nderprerjeve te rrymes po me bjen mos me punu perafersisht 2 ore ne dite. Kompania po me detyron mi zevendesu ato ore te dielen (jo me mbajt ore ekstra gjate diteve te javes) dhe nuk po paguan me shume.” – ka shkruar z. B, përcjell Periskopi.

Ai ka pyetur se “a është e drejtë dhe a kam bazë ligjore?”

Shpërndaje në: