Tollovi para komunës së Prishtinës: Qytetarët po presin nga ora 5:00 e mëngjesit për të marrë një dokument

Periskopi.com Lajme

Komuna e Prishtinës që drejtohet nga Shpend Ahmeti, si duket po punon me staf jo të plotë, ku si pasojë e kësaj qytetarët janë grumbulluar para komunës në pritej për t’i kryer shërbimet e tyre.

Një lexues i Periskopit ka dërguar fotografi ku shihen radhë të gjata të pritjes së qytetarëve, të cilët edhe po rrezikojnë shëndetin e tyre, për shkak të pandemisë Covid-19.

Ai ka thënë se po pret para komunës që nga ora 5:00 e mëngjesit për të marrë numrin rendorë, me të cilin mund të kryejnë punë gjatë ditës.

Kujtojmë që IKSHPK vazhdimisht bën thirrje që të mos ketë grubullime të qytetarëve për shkak të koronavirusit./Periskopi/

Shpërndaje në: