Tom Hanks dhe Rita Wilson kthehen në shtëpinë e tyre në Los Angeles pas trajtimit me koronavirus në Australi

Tom Hanks dhe Rita Wilson kthehen në shtëpinë e tyre në Los Angeles pas trajtimit me koronavirus në Australi

Tom Hanks dhe Rita Wilson janë rikthyer në shtëpi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi rezultuan pozitivë për COVID-19, në Australi.

Aktori i “Cast Away” morri rrjetin social, Twitter, për të njoftuar lajmin e mirë pasi ai dhe partnerja e tij kaluan më shumë se dy javë në Queensland të izoluar.

“Hej njerëz. Ne jemi tani në shtëpi dhe, si pjesa tjetër e Amerikës, vazhdojmë me strehimin në vend dhe distancën sociale. Shumë, shumë faleminderit për të gjithë në Australi që kujdeseshin për ne. Kujdesi dhe udhëzimi i tyre bëri të mundur kthimi tonë në Sh.B.A. Rita dhe unë e vlerësojmë shumë”, ka shkruar mes tjerash Hanks.

Hanks dhe bashkëshortja e tij, të dy 63-vjeçë, mbajtën fansat e tyre të azhurnuar gjatë gjithë procesit të karantinës që nga zbulimi i parë i diagnozës më 11 mars.

Çifti raportohet se qëndruan në një spital në Queensland për pesë ditë para se të liroheshin.

Hanks ishte në Australi duke xhiruar një film për jetën e Elvis Presley të drejtuar nga Baz Luhrmann kur ai dhe Wilson mësuan se kontraktuan virusin.

Përveç tyre, pozitivë me COVID-19 kanë rezultuar edhe disa të famshëm tjerë, përfshirë Idris Elba, Debi Mazar dhe Daniel Dae Kim.

Shpërndaje në: