Tom Hanks flet për gjendjen shëndetësore, dy javë pas simptomave të para me koronavirus

Tom Hanks flet për gjendjen shëndetësore, dy javë pas simptomave të para me koronavirus

Aktori Tom Hanks thotë se ai dhe gruaja e tij, aktorja Rita Wilson, po ndjehen më mirë pasi dolën pozitivisht për koronavirus.

Në një postim në Tëitter, Hanks ofroi disa këshilla dhe njëherit tha se vetizolimi funsksionon.

“Dy javë pas simptomave tona të para dhe ne ndjehemi më mirë”, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Në fillim të këtij muaji, Hanks tha që ai dhe gruaja e tij po udhëtonin në Australi kur u testuan pasi shfaqën simptoma si lodhje, dhimbje trupi, të dridhura dhe “ethe të lehta”.

Shpërndaje në: