Tomë Gashi fshien reagimin skandaloz pasi shqelmoi paratë e një lypësari

Tomë Gashi fshien reagimin skandaloz pasi shqelmoi paratë e një lypësari

Avokati Tomë Gashi, i cili mbrëmë përuli e shqelmoi paratë e një lypësari në sheshin ‘Nënë Terezë’ në Prishtinë, bëri një reagim skandaloz për veprimin e tij, transmeton Periskopi.

‘’Tu e kry punen e inspekcionit mas dy vjet britmash te qmendura dit e nat ne sheshin Nënë Tereza!’’, ishte shkrimi i Gashit në Facebook.

Pa kaluar as dy orë, avokati i Vetëvendosjes shkoi dhe e editoi statusin, duke e shndërruar në:

‘’Tu e kry punen e inspekcionit mas dy vjet britmash te qmendura dit e nat ne sheshin Nënë Tereza ne PRISHTINË !Keta kan shefa me MERCEDESA dhe jan tregu per mbi 2 vite grup me i organizuar se inspekcioni i Prishtines.! Keshtu nuk ka ne sheshin Skenderbeu ne TIRANË !’’.

Ndërsa sot, Tomë Gashi e ka fshier komplet postimin, pasi ai nuk figuron më në profilin e tij në Facebook.

Periskopi përmes një videoje ekskluzive arriti të kapte Gashin derisa e intimidonte dhe në fund derisa ia shqelmonte paratë një lypësari.

 

 

 

Shpërndaje në: