Tomë Gashi: Gjendemi në një situatë kur mund të ketë manipulime të provave

Tomë Gashi: Gjendemi në një situatë kur mund të ketë manipulime të provave

“Jemi në situatë kur mund të ketë manipulime të provave, meqenëse të njëjtat nuk i janë dhënë ekspertëve të pavarur për obduksion. Raporti është i pabesueshëm për një arsye: ekspertëve të pavarur nuk i janë dhënë materialet, duke fillur prej fotografive kollor të obduksionit, prej CD-ve që janë publiku dhe të gjitha provat tjera që i ka prokuroria, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe ai i Forenzikës”, ka theksuar ai.

Gashi ka thënë se është joprofesionale nga ana e kryeprokurorit të Prizrenit, Sylë Hoxha të thotë se Dehari ka bërë vetëvrasje, sepse në raport nuk thuhet ashtu.

Sipas tij, Hoxha nuk e ka hetuar rastin, por vetëm ka mbledhur prova.

“Pse është ky inercion apo kjo dëshirë që ai të thotë se ka qenë vetëvrasje”, ka theksuar ai.

“Është e çuditshme që tha se është vetëvrasje. Para një orë kam pasur takim në Prokurorinë e Shtetit, mirëpo në atë raport nuk thuhet ashtu. Raporti i obduksionit është një prej provave, por nuk janë të gjitha provat. Është e pazakonshme dhe atë që e thotë ky prokuror nuk është rezultat përfundimtar”, tha Gashi.

Avokati Gashi  tha se është e pamundur që Dehari të ketë bërë vetëvrasje në  mënyrë që pretendon Prokuroria.

“Është i pamundshëm që një person i moshës madhore që këto dëmtime t’ia bëj vetëvetes. Trupi do ta hiqte atë shishe në mënyrë reflektive”, theksoi ai.

Tha se është e vështirë t’i besohet këtij raporti.

“E kemi të vështirë, edhe unë edhe familja Dehari, me i besu raportit kur ekspertët e pavarur janë lejuar gjatë procesit të egzaminimin vetëm si vëzhgues”, theksoi ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: