Tomë Gashi: Nuk po na i japin provat, raporti është i paplotë

Tomë Gashi: Nuk po na i japin provat, raporti është i paplotë

Gashi tha se raporti konfirmon vetëm atë që është ditur më herët, se Dehari ka vdekur nga asfiksia.

Avokati i familjes Dehari është shprehur i shqetësuar pse Prokuroria nuk është duke e lejuar qasjen e ekspertëve të pavarur mjeko-ligjor në provat e gjetura, për të dhënë edhe ata mendimin e tyre.

Gashi e ka konsideruar të paplotë një raport të tillë, për arsye se provat nuk i janë dhënë ekspertëve Besim Ymaj e Besim Latifaj

Pas leximit te raportit;

Ky raport vetem konfirmon ate qe eshte ditur deri me tani; se Astrit Dehari ka vdekur nga Asfiksia – bllokim I rrugeve te siperme te frymarrjes nga mjeti I fort.

Mirepo, edhe pas kerkeses tone qe Prokuroria te na dorzoj provat qe ekspert e pavarur te angazhuar nga familja dehari te japin mendimin e tyre, kjo kerkese nuk eshte aprovuar as pas 13 dite pas vdekjes se Astritit.

Me qene se nuk na eshte dhene asnje prove qe ekspert e pavarur Dr. Besim Ymaj nga Shqiperia dhe Dr. Besim Latifaj nga Anglia ti perdorin per raportin e tyre, ateher raporti I autopsise I Institutit te Mjekesise Ligjore ne Prishtine nuk eshte i plote.

Shpërndaje në: