“Torcida” mbështet Bedri Hamzën, anëtarët e saj shpërndajnë pjesë të himnit me sloganin “Bashkë për Mitrovicën”

“Torcida” mbështet Bedri Hamzën, anëtarët e saj shpërndajnë pjesë të himnit me sloganin “Bashkë për Mitrovicën”

Tifozëria e flaktë e Mitrovicës, “Torcida”, si duket po del hapur në përkrahje të Bedri Hamzës për kryetar në mënyrë të organizuar.

Ish-udhëheqësi i “Torcidës”, Shefqet Begu dhe dhjetëra anëtarë të kësaj tifozërie që sonte kanë shpërndarë disa fjali të himnit të tyre me sloganin e Bedri Hamzës “Bashkë për Mitrovicën”.

“Të gjithë jemi vëllezër, jemi me Torcidën

Të gjithë ne ju duam, sikur MITROVICËN…”, është strofë e himnit të Torcidave. Ndërsa, “Bashkë për Mitrovicën” është slogani i Hamzës në garën për kryetar të Mitrovicës.

https://www.facebook.com/100003325229065/posts/4326806194106845/

Ndryshe, tifozëria “Torcida” është një prej grupeve të para të tifozërisë në Kosovë.



Shpërndaje në: