Totaj: Do ta ringjallimin ekonominë e Prizrenit me rifunksionalizimin e Zonës Ekonomike

Totaj: Do ta ringjallimin ekonominë e Prizrenit me rifunksionalizimin e Zonës Ekonomike

Kandidati i PDK-së për Prizrenin, Shaqir Totaj, ka vizituar një kompani në këtë qytet, që thotë se është ‘lidere për prodhimin e materialeve të zinkut, bakrit, aluminit e plumbit’.

Ja njoftimi i plotë i Totajt:

Fabrika “Zinkunie” është ndër kompanitë e suksesshme të Prizrenit që tashmë është lidere në prodhimin e materialeve të zinkut, bakrit, aluminit e plubmit. Në vizitën time me bashkëpuntorë në “Zinkunie”, u zotuam se qeverisja jonë do t’i ndihmojë bizneset në mënyrë direkte. Fondi për bizneset parasheh përkrahje për kompanitë e Prizrenit në mënyrë që të ngriten kapacitetet prodhuese e të përmirësohen vazhdimisht kushtet e punës. Së bashku do të ringjallim ekonomikisht Prizrenin duke u ofruar sektorit të bizneseve lehtësira dhe rifunksionalizuar Zonën Ekonomike.

#votopdk177 #votoshaqirtotaj

Shpërndaje

Shpërndaje në: