Totaj e denoncoi për kërcënim, Zafa i NISMA-s: Disa sms ma prishën koncentrimin

Totaj e denoncoi për kërcënim, Zafa i NISMA-s: Disa sms ma prishën koncentrimin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, ka thënë se në emër të tij janë duke qarkulluar informacione të rreme.

Kjo deklaratë e tij, në rrjetin social Facebook, vjen pasi në media është thënë se kryetari i tanishëm i Prizrenit, Shaqir Totaj, e ka raportuar Berishën në polici për kanosje, i cili dyshohet t’i ketë thënë se do ta ngreh zhag nëpër Prizren, para se ta prishin koalicionin.

“Pasi disa SMS që më prishën koncentrimin e një filmi shumë interesant, desha t’i pyes konspiracionistët dhe ata që “marrin vesh”  në “ lajme për lice”, a ka edhe ndonjë rrenë pa dalë në adresë time, a jo?”.

“Nëse ka, le t’i “zbulojnë” para se me ik në pushime, se po më duket sivjet edhe detin kanë vendos mos me më lënë me shiju si duhet!”,ka thënë Berisha

Shpërndaje në: