Totaj në tubimin përmbyllës: Prizreni do ta hap kapitullin e zhvillimit të dielën

Totaj në tubimin përmbyllës: Prizreni do ta hap kapitullin e zhvillimit të dielën

Partia  Demokratike  e Kosovës, Dega në Prizren ka mbajtur tubimin përmbyllës, pas gati një muaji sa ka bërë fushatë me qëllimin e arritjes së aleancës me qytetarin për të  qeverisur bashkë për Prizrenin pas 17 tetorit.

Në këtë tubim,që ishte tubim i shpresës, pos kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, i pranishëm ishte edhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi si dhe ish kryetari Ramadan Muja, ish kryetari i PDK-së për Prizrenin, Minir Krasniqi, kandidatët për Kuvendin e Prizrenit dhe struktura tjera të PDK-së.

Memli Krasniqi  në këtë tubim ka thënë se ‘gjatë katër viteve të kaluara për Prizrenin është ndalur ora në vend, andaj më 17 tetor, me angazhimin tuaj dhe me votën e qytetarëve, Prizreni do të nisë sërish ta përjetojë ndërtimin dhe  zhvillimin. Mobilizimi juaj, në njërën anë dhe në anën tjetër  prania e juaj  edhe pse  e kufizuar për  shkak të masave, dëshmon se ora e Prizrenit  do të  aktivizohet me  PDK-në, me kryetarin e ardhshëm Shaqir Totajn’.

Ndërsa Totaj, pasi ka falënderuar kryetarin e Komunës së Prizrenit për dhjetë vite me radhë Ramadan Mujën e kryetarin e PDK-së Minir Krasniqin, ka theksuar se  PDK-ja kur është e bashkuar dhe unike ‘fitoret i ka të sigurta, andaj sonte jemi mbledhur  që në një mënyrë ta kremtojnë fitoren e 17 tetorit, sepse kështu ka vendosur Prizreni. Për fitore të PDK-së kanë vendosur biznesmenët, kanë vendosur mjekët e infermierët, kanë vendosur mësimdhënësit  dhe qytetarët, që për katër  vite kanë përjetuar secili në formën e vet tmerrin institucional. Andaj, fitorja  jonë  do të jetë fitore për  qytetin, për ardhmërinë  dhe për një zhvillim të hovshëm në të  gjitha  segmentet e jetës’.

Shpërndaje në: