Totaj prezanton projektin e Parkut të ri të qytetit, me parking nëntokësor (VIDEO)

Totaj prezanton projektin e Parkut të ri të qytetit, me parking nëntokësor (VIDEO)

Shaqir Totaj (PDK) sot ka prezantuar Parkun e ri të qytetit, në zemër të Prizrenit, me karakter multifunksional, i cili do të transformoj hapësirat pas objektit të Shtëpisë së Bardhë.

“Pas prezantimit të projektit për transformimin e Parkut të Qytetit, në planin e qeverisjes katër vjeçare kemi edhe ngritjen e një Parku të ri në zemër të Prizrenit por që do të ketë karakter multifunksional. Në pamje reale mund ta shikoni tranformimin e hapësirës pas objektit të Shtëpisë së Bardhë që vazhdon deri tek objekti i ish ndërmarrjes Liria, i cili do të largohet.

Në këtë projekt të madh parashihet:

Nënkalimi nga ish BVI në Bazhdarhane në gjatësi deri 200m

Qendër multifunksionale me hapësira të gjellbërta dhe shtigje për këmbësorë

Hapësira të dedikuara për aktivitete kulturore

Kulme të gjelbërta të dedikuara për qytetarët

Parkingu tri nivelësh me 690 vendparkingje ” ka thënë Totaj.

Shpërndaje në: