Tottenhami e ka gjetur zëvendësuesin e Kane dhe vjen nga Bundesliga

Periskopi.com Sporti

Tottenham është i interesuar për të transferuar yllin e RB Leipzigut, Andre Silva, në rast që qendërsulmuesi Harry Kane do largohet.

Anglezi ishte pranë kalimit te Manchester City në afatin veror, por në fund presidenti i Spurs, Daneil Levy refuzoi ofertat.

Kane konfirmoi në rrjete sociale pastaj që do qëndrojë te Tottenham për sezonin 2021/22, por e ardhmja mbetet në dyshime.

Në rast që 28-vjeçari largohet me sukses, atëherë sipas “Football.London”, klubi londinez do vihet në garë për yllin e Leipzigut, Silva.

25-vjeçari që prej kohës kur kaloi te Eintracht Frankfurt është sulmuesi më i mirë dhe thuhet se do t’i bashkohet një top skuadre evropiane.

Silva regjistroi një gol dhe një asistim këtë edicion, derisa sezonin që lamë pas shënoi 28 herë në 32 ndeshje.

Shpërndaje në: