Totti çon në gjysmëfinale Romën
Dhe ishte pikërisht kapiteni legjendar Francesco Totti ai që i siguroi fitoren Romës në fund të takimit duke shënuar nga pika e bardhë, raporton Koha.net.
Dzeko kaloi Romën në epërsi në minutën e 68. Pas 5 minutave lojë Cesena barazoi shifrat përmes Garritanos.
Roma shkoi në gjysmëfinale të Kupës pas golit të shënuar nga Totti në minutën e 90+5.
Në gjysmëfinale Roma do të përballet me ribalin lokal, Lazion.



