Tragjedi në futboll, mbyten 30 lojtarë e tifozë

Tragjedi në futboll, mbyten 30 lojtarë e tifozë

Mediat ndërkombëtare, referuar policisë lokale raportojnë se 45 persona ishin nisur të kalonin liqenin Albert kur një barkë është përmbysur. Nga kjo ngjarje ata kanë arritur të shpëtojnë vetëm 15-të prej tyre. Ndërsa tani janë nxjerrë vetëm 9-të nga 30-të të mbyturit.

Për t’i nxjerrë nga liqeni, policisë i kanë ardhur në ndihmë edhe peshkaktarët e zonës që gjendeshin aty.

Sipas agjencisë AFP shumica e futbollistëve dhe lojtarëve kishin hipur të dehur në barkë. Grupi nga qarku Bulisa, ishin duke shkuar në një ndeshje e cila do zhvillohej një ditë pas festës së Krishtlindjeve.

Shpërndaje në: