Tragjedi në Prishtinë: Dy fëmijët e vdekur janë vëlla e motër

Tragjedi në Prishtinë: Dy fëmijët e vdekur janë vëlla e motër

Dy fëmijët që u mbyten në një gropë ku kryheshin punime në lagjen “Kolovicë” të Prishtinës ishin vëlla e motër të familjes Mramori, Vajza ishte 13 vjeçe ndërsa djali 11. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ndërsa mjekët kanë konstatuar menjëherë vdekjen e tyre.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë rajonale të Prishtinës, në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se vdekja e dy fëmijëve ishte aksidentale, dhe ende nuk ka të dyshuar.

“Vdekja e këtyre dy fëmijëve është klasifikuar si aksidentale dhe ende nuk kemi të arrestuar” ka thënë Ahmeti.

E pyetur nëse po hetohen ata që e hapën gropën e madhe, Ahmeti ka shtuar se njësit hetimore janë duke punuar në të gjitha drejtime e mundshme.

Trupat e dy fëmijëve të mbytur janë nxjerrë nga gropa me ujë ku kishin renë, ndërsa mjeket menjëherë kanë konstatuar vdekjen e tyre.

Shpërndaje në: