Tragjedia: MPJ e Maqedonisë V. hap linjë telefonike për informacione

Tragjedia: MPJ e Maqedonisë V. hap linjë telefonike për informacione

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se tashmë funksionon Shtabi i Krizës në lidhje me fatkeqësinë.

Njëherazi, Ju informojmë se dy punonjës tanë janë dërguar për ndihmë në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut me qëllim që të asistojnë rreth procedurave lidhur me ngjarjen tragjike. Për këtë qëllim, Ministria e Punëve të Jashtme ka hapur linjë telefonike ku të gjithë qytetarët e shqetësuar, familjarët apo anëtarët e familjeve do të mund të drejtohen për këshillë shtesë: ️ nr. tel – 075 273 732”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se 45 persona, kryesisht shtetas të Maqedonisë së Veriut, kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë, shkruan Alsat.

Në mesin e viktimave janë 12 fëmijë ndërsa shtatë i kanë mbijetuar aksidentit dhe janë dërguar për trajtim në spitalin e kryeqytetit Sofje, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë.

Shpërndaje në: