Tragjedia në Gjilan: Çka e nxiti policen t’i merrte jetën vetes dhe familjarëve të saj?

Tragjedia në Gjilan: Çka e nxiti policen t’i merrte jetën vetes dhe familjarëve të saj?

Në orën 13 ka ndodhur një vrasje e shumëfishtë në lagjen Bujanina të Gjilanit, me një zyrtare policore që tashmë është konfirmuar se ka vrarë katër familjarë të saj, e më pas edhe veten.

Zyrtarja policore në fjalë – sipas Prokurorisë – kishte inicialet V.B. por nuk dihet nëse vrasjet i ka kryer gjatë kohës sa ishte në detyrë.

Sidoqoftë, tashmë Periskopi ka folur me Stacionin Rajonal të Policisë së Kosovës në Gjilan, e të cilët të emocionuar vetëm thanë se rasti ishte tepër i rëndë, e madje në mënyrë të çuditshme na ftuan që të shkonim në qytetin e tyre, shkruan Periskopi.

Prokuroria tashmë e ka konfirmuar rastin. Por, çka e shtyri policen që t’i merrte vetes jetën, e po ashtu edhe familjarëve të saj?

Disa lexues të Periskopit nga Gjilani dyshojnë se rasti ka të bëj me fajde, por të tjerë e mohojnë një gjë të tillë. Sidoqoftë, ka dyshime të bazuara se rasti në fjalë kishte të bënte me kontest pronësor. /Periskopi

Shpërndaje në: