Tragjedia në Lipjan: Dyshohet se problemet në mes dy familjeve kishin nisur para dy muajsh

Tragjedia në Lipjan: Dyshohet se problemet në mes dy familjeve kishin nisur para dy muajsh

Mëngjesi i sotëm nuk zbardhi qetë në fshatin Hallaq të Lipjanit. Si rrjedhojë e një konflikti që kulmoi në gjuajtje me armë, u vra një person e u plagosën pesë të tjerë.

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot qytetin e Lipjanit. Dy familje që nga informacionet e para dyshohet të jenë nga fshati Ribar i Madh, një konflikt të tyrin të mëhershëm  vendosën ta zgjidhin në mënyrën më të keqe, shkruan lajmi.net.

Si pasojë e të shtënave që u shkrepën rreth orës 07:00 të mëngjesit, u vra një person e u plagosën pesë të tjerë.

Nga informacionet e para në terren, dyshohet se dy familjet kishin pasur probleme edhe më herët. Sipas asaj që rrëfen një person që i njeh nga afër këto dy familje, problemet e para kishin rrjedhur para dy muajsh.

Madje, sipas të njëjtit person, familjet në të kaluarën kishin pasur raporte të afërta, dhe se të njëjtat janë fqinje mes vete.

Nga Policia e Kosovës ndërkaq kanë thënë se nga gjuajtje me armë janë plagosur gjashtë persona, ndërkaq një prej tyre s’ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

 

Shpërndaje në: