Tragjike: Ish-portieri i njohur, vdes pas pickimit të grerëzave

Tragjike: Ish-portieri i njohur, vdes pas pickimit të grerëzave

Gyner Mair, ish-portieri i njohur i Trentos ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 61-vjeçare.

Mair, trajner i të rinjve të Leviko Terme, ishte shtruar të premten në terapi intensive për shkak të alergjisë që i shkaktoi pickimi i disa grerëzave që më pas i shkaktoi edhe infarkt.

Ai ishte duke bërë një shëtitje me familjen e tij dhe papritur shkeli mbi një fole grerëzash, të cilat e sulmuan.

Mbi trupin e Mair u derdhën disa grerëza, të cilat i shkaktuan plage dhe e lanë në gjendje të rëndë, duke mos fituar dot betejën në spital. Gynter Mair, ka qenë portier i Trentos në vitet ’80 dhe ’90.

 

Shpërndaje në: