“Tragjike qysh partia e Albin Kurtit angazhon adhuruesin e Enver Hoxhës për t’i sulmuar gazetarët”

“Tragjike qysh partia e Albin Kurtit angazhon adhuruesin e Enver Hoxhës për t’i sulmuar gazetarët”

Gazetarët, Parim Olluri dhe Arben Ahmeti që ishin cak i linçimit që po promovohet nga zyrtari i lartë, në këtë rast nga Hysamedin Feraj, kanë bërë thirrje që kryeministri Albin Kurti të distancohet nga kjo gjuhë.

Parim Olluri në një prononcim për Periskopin u shpreh se gjuha e urrejtjes ndaj gazetarëve po vazhdon edhe nga Qeveria Kurti duke thënë se, partia e Kurtit, Vetëvendosje, po angazhon një filozof për të sulmuar mediat që kritikojnë qeverinë.

“Nuk është diçka e re në Kosovë. Është e ngjashme me logjiken e pushteteve te kaluara, të njohura në publik me emërtesën “PAN”. Eksponentë të PAN’it kanë futur në diskursin publik epitetin UDB’ash për gazetarët kritik ndaj Qeverisë. E njejta po vazhdon edhe me qeverinë aktuale. Çuditërisht partia në pushtet po e angazhon një filozof për të publikuar analiza të cekëta – siç është referimi si pro serb i gazetarëve që kritikojnë Qeverinë.”, ka thënë ai për Periskopin.

Tutje Olluri, theksoi se është tragjike pritja e kryeministrit Kurti ndaj Ferajt për t’i analizuar mediat, ku sipas tij, Feraj ishte mbështetësi i diktatorit Enver Hoxhës.

“Është tragjike se si kryeministri Kurti ka pritje që një adhurues i Enver Hoxhës, Hysamedin Feraj, ka potencial për të analizuar saktë mediat moderne në vitin 2021. Më shumë me shqetëson besimi që ka Kurti në Ferajn se sa analizat e gabuara për mediat të fansit te flaktë të Enver Hoxhës. Është normale që një adhurues i diktatorit të ketë urrejtje për mediat e pavarura.”, ka thënë ai.

Ndërkohë, gazetari tjetër që u sulmua nga Feraj, Arben Ahmeti për Periskopin ka thënë se pret nga Kurti që të distancohet.

“Pres natyrshëm që kryeministri kurdo dhe kudo që do ta ketë paraqitjen e parë mediale të distancohet.”, ka thënë ai.

Edhe gazetarë e politikanë të tjerë që ishin cak i sulmit të Ferajt kanë reaguar kundër kësaj gjuhe të përdorur, e cila nxitë urrejtje ndaj gazetarëve dhe kritikëve të Qeverisë Kurti.

Reagim pati edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) të cilët dënuan ashpër gjuhën e zyrtarit të VV-së, Hysamedin Feraj, ndaj gazetarëve. /Periskopi/

AGK dënon gjuhën e ideologut të VV-së ndaj disa gazetarëve: I kërkon partisë së Kurtit të distancohet nga kërcënimet

Ideologu i VV-së linçon 13 analistë, përfshirë ish shefin e tij: Thotë se “po punojnë për Serbinë”

Shpërndaje në: