Tragjike: Tjetër vetëvrasje, 24 vjeçarja nga Durrësi i jep fund jetës duke u vetëhelmuar

Tragjike: Tjetër vetëvrasje, 24 vjeçarja nga Durrësi i jep fund jetës duke u vetëhelmuar

Nuk kanë të ndaluar vetëvrasjes këtë verë në vendin tonë. Kështu një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një 24-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në Xhafzotaj, ndërsa viktima është 24-vjeçarja S. Ç. Mësohet se ajo i ka dhënë fund jetës rreth orës 00:01 të natës në banesën e saj. Atë e kanë gjetur prindërit në momentet e fundit në jetë dhe e kanë dërguar për në urgjencën e Tiranës, por e reja nuk ka mundur të shpërtojë. Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë gjendja e rënduar psikologjike që ajo ka patur./Lapsi/

Shpërndaje në: