Trajneri Daja pas ndeshjes: Kemi shënuar tre gola, shkojmë me avantazhin e një goli

Trajneri Daja pas ndeshjes: Kemi shënuar tre gola, shkojmë me avantazhin e një goli

Ballkani e ka bërë hapin e parë drejt kualifikimit në ‘Play-off’ të Conference League.

Skaudra kosovare ka triumfuar me rezultat 3 me 2 ndaj Klaksvik.

Ishte një paraqitje e mirë nga të drejtuarit e Ilir Dajës, të cilët pjesën e parë e mbyllen me avantazh të dy golave

“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe mos të harrojmë që kemi shënuar tre gola. Jam i kënaqur me atë që skaudra ime ofroi, mendoj që duhet të ishim pak më të pëqendruar në ndërhyrjet e palejueshme. E kuptojmë që do të jetë vështirë në ndeshjen kthyese, por ne shkojmë me avantazhin e një goli. Ajo që na gëzon deri më tash është fakti se kemi qenë superior ndaj çdo kundërshtari”, tha trajneri Daja pas ndeshjes.

Shpërndaje në: