Trajneri i Aldershot Town ka shkuar viral pasi dha intervistën më të çuditshme që do shihni këtë vit

Trajneri i Aldershot Town ka shkuar viral pasi dha intervistën më të çuditshme që do shihni këtë vit

Trajneri i Aldershot Town, Mark Molesley tashmë na ka dhënë intervistën më të mirë të vitit 2022.

Molsely po fliste për ekipin mediatik të Aldershot para ndeshjes së trofeut FA kundër Bromley, të shtunën.

Atij iu bë një pyetje e thjeshtë – ”cili është komenti juaj para ndeshjes?” – por ai vendosi të dhurojë përgjigjen më bizare, në të cilën ai foli për penguinët, pemët dhe frizurat, transmeton Periskopi.

Po, seriozisht.

”Nëse një pemë bie dhe askush nuk është aty për ta parë duke rënë, a bën ndonjë zhurmë?” u përgjigj 40-vjeçari.

”A ka ftohtë ndonjëherë një penguin? Ku shkon uji i vaskës, në drejtimin e orës apo anti-drejtimit të orës? E dini, këto pyetje do të bëhen ndaj nesh dhe ne duhet të përgjigjemi.

”Gjithmonë kërkojmë zgjidhje dhe duhet të zgjidhim ekuacione nganjëherë.

“Sam ka pasur një prerje flokësh të bukur, ka filluar të rritet tani. Coops është këtu tani, duke punuar në heshtje larg. Robbie është atje, hera e parë që ai ka qenë i qetë sot.

“Terry ka sjellë një çantë brenda. Ai ka katër qen japonezë që flasin atje. Kjo është ajo me të cilën ne punojmë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë shumë.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: