Trajneri i Belgjikës: Ne dëshironim ta fitonim Botërorin, këta lojtarë shkruan historinë

Trajneri i Belgjikës: Ne dëshironim ta fitonim Botërorin, këta lojtarë shkruan historinë

Roberto Martinez është shprehur i kënaqur pasi kombëtarja e udhëhequr nga ai doli e treta në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’

Belgjika sot mposhti Anglinë 2-0 në ndeshjen për vendin e tretë dhe kështu ‘Djajtë e Kuq’ fituan medaljen e bronztë, shkruan Periskopi.

Martinez ka deklaruar që Belgjika erdhi në Rusi për ta fituar Botërorin, por është i kënaqur edhe me vendin e tretë dhe lojtarët të cilët shkruan historinë.

“Ne kemi kërkuar të fitojmë Kupën e Botës. Kur ju mposhtni Brazilin dhe futeni në gjysmëfinalen, fokusi duhet të jetë të përpiqeni të fitoni Kupën e Botës, por duhet të jeni realist kur të përfundoni turneun dhe shikoni prapa,” ka thënë Martinez.

“Këta lojtarë e kthyen historinë në Belgjikë dhe kjo është e gjitha që ka rëndësi. Këta lojtarë meritojnë të kenë këtë fitore”.

“Brezi i ‘Meksikë 86’ krijoi një frymëzim të vërtetë dhe një vizion të vërtetë për të gjithë futbollistët në Belgjikë”.

“Tani ky grup lojtarësh e mposhti atë dhe kjo është historike. U deshën 32 vjet të jenë në gjendje që të jenë në këtë pozitë, kështu që ka kënaqësi reale dhe sukses të vërtetë”.

“Është tek mënyra si ne kemi arritur pasi futbolli që luajtëm është futbolli belg, është marka jonë. Dhe bashkimi dhe fleksibiliteti që kemi treguar taktikisht, tregon atë që duam të bëhemi një komb futbollist”.

“Ka qenë një udhëtim shumë i mirë, një udhëtim me të vërtetë i suksesshëm, por në futboll ju duhet të shikoni përpara dhe të përpiqeni të përmirësoni në rastin e ardhshëm që kemi,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: