Trajneri i Brightonit i fascinuar me Andi Zeqirin: Ka personalitet fantastik, të gjithë e duan në stërvitje

Trajneri i Brightonit i fascinuar me Andi Zeqirin: Ka personalitet fantastik, të gjithë e duan në stërvitje

Trajneri i Brightonit, Graham Potter nuk ka pasur asgjë tjetër veç lavdatave për transferimin e ri të klubit, Andi Zeqirin.

Kosovari u transferua nga Super Liga Zvicërane, saktësisht nga Lausanne, për katër milionë euro me një kontratë katër-vjeçare.

21-vjeçari ka 11 gola në 11 paraqitje për Kombëtaren U21 të Zvicrës, teksa startoi për skuadrën nga Premier League në ndeshjen e sotme kundër Blackpoolit, shkruan Periskopi.

Dhe, trajneri Potter, potencoi para ndeshjes se ai ka qenë shembullor që prej transferimit disa muaj më parë.

”Personaliteti i tij është fantastik, lojtarët e pëlqejnë shumë, ne e pëlqejmë shumë,” u shpreh fillimisht ai.

”Ai sjellë entuziazëm në stërvitje, sjellë kënaqësi kur vjen në punë sepse dëshiron të përmirësohet, dëshiron ta ndihmojë skuadrën, dëshiron të luftojë për skuadrën.

”Është djalosh i ri me ambicie por është lojtar skuadre.

”Nuk është e lehtë sepse ka pasur probleme me gjuhën, por ka punuar shumë në atë aspekt.

”Pastaj natyrisht ti duhet të adaptohesh me Premier Leaguen, që është dallim i madh me atë që jeni mësuar, por ai e ka marrë me entuziazëm dhe personalitet, kështu që jemi shumë të lumtur.” /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: