Trajneri i Conor McGregorit aksidentalisht zbulon taktikë sekrete para meçit, pastaj kërkon që të fshihet ajo pjesë

Trajneri i Conor McGregorit aksidentalisht zbulon taktikë sekrete para meçit, pastaj kërkon që të fshihet ajo pjesë

E shtuna, 23 janari do të jeta data kur do të rikthehet Conor McGregor në kafaz, pas një viti mungese.

Ai do të duelojë me Dustin Poirierin në përballjen më të madhe të vitit në MMA. Meçi do të zhvillohet në ‘Ishullin e Luftës’ në Abu Dhabi dhe nuk duhet humbur, transmeton Periskopi.

Në përballjen e parë, pasi ky është rimeç, McGregor e kishte shpartalluar amerikanin brenda rundit të parë.

Sidoqoftë, së fundmi në një shou televeziv për MMA, trajneri i McGregorit, John Kavanagh aksidentalisht u duk se zbuloi një taktikë sekrete, të cilën Poirierin duhet të jetë i lumtur që e dëgjoi.

Para se të kërkonte nga ‘ESPN’ të këpuste pjesën e fundit pas deklaratës në video, trajneri irlandez përmendi se luftëtari i tij shumicën e kohës në stërvitje kishte qëndrim ortodoks (qëndrim ortodoks është kur një boksier vendos këmbën e majtë para këmbës së djathtë, duke lejuar që ta kenë anën më të dobët më afër rivalit).

Megjithatë, ‘ESPN’ nuk e këputi fare këtë pjesë.

”Të shohim nëse disa prej parashikimeve që ne i kemi bërë brenda grupit do të dalin. A do të shpaguhet stërvitja me qëndrim ortodoks… largoje këtë, largoje këtë, këpute këtë pjesë?”

Shikoni videon e mëposhtme te minuta 22:40 për ta parë rrëshqitjen e Kavanagh. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: