Trajneri i Ferizajt për golin ‘qesharak’ që i dërgoi në barazh: Portieri i Dukagjinit rrëshqiti!

Trajneri i Ferizajt për golin ‘qesharak’ që i dërgoi në barazh: Portieri i Dukagjinit rrëshqiti!

Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadiq, ka thënë se portieri i Dukagjinit, Altik Muhaxhiri ka rrëshqitur kur ka pranuar golin, që në fakt ishte i turpshëm.

Me golin në kohën shtesë, Ferizaj fitoi ndaj Dukagjinit dhe shmangu rënien nga Superliga. Do të luaj në plejaut.

“Duke ditur se cfarë edicioni i vështirë ishte, shumë kartona, shumë lëndime, jam shumë i kënaqur. Kemi bërë punë shumë të madhe. Sot jam frikësuar shumë për lëndimin e lojtarit. Shpresoj që të mos jetë serioze. Ia dolëm dhe kjo është më e rëndësishmja këtë moment”, ka thënë Panadiq pas ndeshjes.

“Para fillimit të pjesës së dytë të kampionatit ishim praktikisht të vdekur. Nuk besoj se dikush ka mundur të besoj se Ferizaj mund të shpëtojë”.Kroati është pyetur edhe për golin e Ferizajt në kohën shtesë, golin e fitores 2:1.

“Mendoj se portieri i Dukagjinit ka rrëshqitur. Unë nuk e e mbaj në mend që kam qenë më shumë nervoz ndonjëherë në jetën time”, ka theksuar Panadiq, ndër të tjera.

Shpërndaje në: