Trajneri i Greqisë: Duhet të jemi në formën më të lartë për të nxjerrë rezultat pozitiv kundër Kosovës

Trajneri i Greqisë: Duhet të jemi në formën më të lartë për të nxjerrë rezultat pozitiv kundër Kosovës

Trajneri i Greqisë, John vant Schip ka shprehur respekt për “Dardanët” para duelit të tyre të 14 nëntorit në “Athens Olympic Stadium”

Mirëpo, trajneri holandez insiston se grekët duhet t’i mposhtin gjithsesi Verdhekaltrit për ta ëndërruar kualifikimin në Botërorin e Katarit.

“Ndeshjet me Spanjën dhe Kosovën janë dy të fundit në fazën e grupeve. Do të luftojmë për mundësitë që i kemi për të përfunduar në vendin e dytë. Do ta përgatisim ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme për duelet e mbetura. Duhet ta kemi në kokë faktin se Kosova nuk ka qenë kundërshtare e lehtë në tri përballjet tona. Për këtë, duhet të jemi në nivelet më të larta për të nxjerrë rezultat pozitiv”, deklaroi Schip.

Greqia aktualisht është e treta në Grupin B me 9 pikë, katër prapa vendit të dytë, Spanja dhe gjashtë prapa lideres Suedia.

Të dyja ndeshjet e këtij muaji, me spanjollët dhe kosovarët, grekët do t’i luajnë në shtëpi.

Shpërndaje në: