Trajneri i Greqisë flet para ndeshjes me Kosovën: Secila ndeshje dallon, nesër duhet të bëjmë më të mirën

Trajneri i Greqisë flet para ndeshjes me Kosovën: Secila ndeshje dallon, nesër duhet të bëjmë më të mirën

Selektori i kombëtares së Greqisë ka thënë disa fjalë para ndeshjes kundër Kosovës.

Greqia vjen në ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2022.

Para këtij takimi John Van Schip ka thënë se dy ndeshjet e kaluara nuk janë matës i mirë për këtë ndeshje.

“Ishin dy ndeshje të tjera ato me Kosovën. Çdo ndeshje ndryshon dhe ne nuk duhet që të bëjmë krahasime të tilla. Ne nuk duhet nënvlerësuar Kosovën dhe ne duhet të bëjmë më të mirën nesër në fushë”, ka thënë trajneri i kombëtares greke, përcjell Periskopi.

“Është një mungesë e madhe por ne kemi një skuadër të madhe dhe mund ta zëvendësojmë atë”, ka thënë Schip për lojtarin që luan bashkë me Milot Rashicën te Norwich City, Tsolis.

Greqia sot po zhvillon seancë stërvitore në ‘Fadil Vokrri’, para ndeshjes që luhet nesër me fillim nga ora 20:45. /Persikopi/

Shpërndaje në: