Trajneri i Hungarisë: Kur të vdes, shpresoj të mbahet një minutë heshtje në nderin tim

Trajneri i Hungarisë: Kur të vdes, shpresoj të mbahet një minutë heshtje në nderin tim

Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi, beson se ka siguruar një vend në historinë e futbollit hungarez pas fitores 4-0 ndaj Anglisë në Ligën e Kombeve, duke thënë se shpreson për një minutë heshtje në stadiume kur të vdesë.

“Herët a vonë do të vdesim të gjithë. Është e vetmja gjë demokratike në këtë botë”, tha Rossi në fillim dhe vazhdoi:

“Kur të vdes, dhe shpresoj të ndodh sa më shpejt, jam i sigurt se do të ketë një minutë heshtje për nderin tim në stadiumet e Hungarisë. Kjo do të ishte një arritje e madhe për mua.”

Hungarezët mundën dy herë Anglinë në vetëm 12 ditë, pasi e mposhtën 1-0 në shtëpi dhe barazuan kundër Gjermanisë dhe humbën me Italinë.

Me një sërë rezultatesh të mira në Ligën A të Kombeve, Hungaria u ngjit në vendin e parë në grup pas katër ndeshjeve dhe ka shtatë pikë të fituara, një më shumë se Gjermania dhe dy më shumë se Italia.

Anglia është në fund të Grupit 3 me vetëm dy pikë të fituara pas barazimit ndaj Gjermanisë dhe Italisë.

Kujtojmë që Rossi, ishte shumë pranë shkarkimit pas dy humbjeve me Shqipërinë. Italiani ka prekur kulmin e karrierës së tij pas kësaj ecurie brilante në Ligën e Kombeve.

Shpërndaje në: