Trajneri i Izraelit doli jashtë vetes – E rrahu me shuplaka lojtarin e tij

Trajneri i Izraelit doli jashtë vetes – E rrahu me shuplaka lojtarin e tij

Play-off i Euro 2023 për moshat deri në 21 vjeç ka parë një skenë aspak normale në ndeshjen mes Izraelit dhe Irlandës. Trajneri i vendasve, Guy Luzon i ka dhënë një shuplakë lojtarit të tij, Ziv Morgan.

Ndërkohë që po merrte udhëzimet, lojtari ka parë edhe një shpullë në drejtim të tij. Duket se kjo e ka sjellë në vete lojtarin, me videon që ka bërë xhiron e medieve.

Qendërmbrojtësi nuk reagoi ndaj trajnerit, duke vijuar lojën.

VIDEO

Shpërndaje në: