Trajneri i Lakers do ta zgjedh formacionin në bashkëpunim me LeBron James dhe Anthony Davis

Trajneri i Lakers do ta zgjedh formacionin në bashkëpunim me LeBron James dhe Anthony Davis

Los Angeles Laker do të bëjnë çmos për ta kthyer titullin e kampionit ‘në shtëpi’.

Skuadra e Lakers ka bërë disa lëvizje këtë verë, duke ndryshuar rrënjësisht përbërjen e skuadrës, për të rindërtuar rreth LeBron James e Anthony Davis.

Madje, përveç transferimeve, duket se Lakers dhe stafi teknik do të punojnë me lojtarët kyç edhe për formacionin startues të skuadrës, gjatë gjithë sezonit.

Raportime nga ShBA bëjnë të ditur se trajneri Frank Vogel do të konsultohet me LeBron dhe AD për atë se kush do të startojë anash atyre dyve dhe Russell Westbrook, përcjell Periskopi.

Westbrook është në mesin e lojtarëve që iu bashku skuadrës së Lakers gjatë kësaj vere.

Emra si Carmelo Anthony, Ariza, Howard e yje të tjerë do të garojnë për një vend në pesën startuese. /Persikopi/

Shpërndaje në: