Trajneri i Leipzigut: Në disa momente, gjyqtari u duk më i interesuar të kishte autografin e Neymarit se të gjykonte

Periskopi.com Sporti

“Në disa momente dukej sikur arbitri ishte më i interesuar të kishte autografin e Neymar në fund të ndeshjes sesa të gjykonte ndeshjen.” Jesse Marsch, trajneri i Leipzig, ka shfryrë të gjithë zemërimin e tij ndaj arbitrimit të Ekberg pas barazimit me PSG dhe nuk ka përdorur fjalë të buta, por akuza të drejtpërdrejta:

“Unë jam serioz – tha ai – është një gjë super të kishim Mbappe, Neymar dhe Di Maria këtu në Leipzig, por na lini të luajmë një ndeshje normale ku gjithçka shkon sipas rregullave”.

Tërbimin për arbitrimin e ndeshjes, trajneri gjerman e kishte shfaqur edhe në fushë, pas rreth gjysmë ore lojë, kur u ndëshkua me karton të verdhë pasi protestoi ashpër kundër menaxhimit jolinear të ndeshjes nga bilbili suedez, ku loja ndërpritej shpesh dhe vendimet nuk ishin gjithmonë konstante:

“Isha i zemëruar që në fillim me arbitrin – shpjegoi Marsch pas ndeshjes – E di që klubet e mëdha, ndryshe nga ato të voglat, respektohen. Unë vetëm mund të zemërohem, përndryshe vazhdohet përpara: nuk ndryshon asgjë, as nga fishkëllimat e publikut. Arbitri i katërt ka të njëjtin qëndrim: kisha dy mundësi. Ose të pranoja gjithçka ose të përfshihesha nga emocionet për të kërkuar më shumë respekt nga arbitri”.

Në fund rezultati ishte 2-2, me penalltinë përfundimtare të shënuar nga Szoboszlai dhe të akorduar me sinjalizimin e Var, por edhe këtu Marsch ka dicka për të thënë: “Po të mos kishte ndërhyrë Var, nuk do ta jepte kurrë. E ishte një penallti e dukshme”, tha trajneri i Leipzig, të cilit arbitrimi i Ekberg nuk i ka pëlqyer fare.