Trajneri i Marokut pas fitores në miqësoren ndaj Brazilit: Jemi në nivelin e Katarit

Trajneri i Marokut pas fitores në miqësoren ndaj Brazilit: Jemi në nivelin e Katarit

Walid Regragui, trajneri i Marokut, foli për mediet afrikano-veriore pas fitores 2-1 në miqësoren ndaj Brazilit.

Ai theksoi se skuadra është në një nivel shumë të mirë ashtu siç ishte edhe në Katar.

“Gjatë pjesës së parë luajtëm në nivelin e Kupës së Botës. Në pjesën e dytë patëm disa vështirësi me daljen e Hakimit, dëmtimin e Ounahit dhe Amrabatin, i cili ishte i sëmurë. Por lojtarët nuk u dorëzuan. Jam krenar për ta. Faleminderit tifozëve për dashurinë dhe mbështetjen e tyre.”-tha Regragui.

Shpërndaje në: