Trajneri i Marseille nuk përmbahet, e përqafon Ounahin pas golit fantastik që e shënoi mbrëmë

Trajneri i Marseille nuk përmbahet, e përqafon Ounahin pas golit fantastik që e shënoi mbrëmë

Marseille, e drejtuar nga trajneri kroat Igor Tudor, feston sërish.

Kësaj radhe fituan 2:0 ndaj Nantes në kuadër të xhiros së 21-të të Ligue 1. Një autogol shënoi Joao Victor në minutën e 57-të dhe Azzedine Ounahi e shënoi rezultatin përfundimtar në minutën e 93-të të ndeshjes.

Mesfushori maroken dhe golashënuesi i dytë dha një intervistë pas ndeshjes dhe Tudor vendosi t’i përulej para kamerave. Ai erdhi te lojtari i tij, e përqafoi atë – teksa lojtari po qeshte.

“Jam shumë i lumtur për të, e dimë se sa i talentuar është. Ai ende nuk është në gjendje fizike ideale, po përshtatet me stilin tonë. Por talenti i tij është i padiskutueshëm”, tha Tudor teksa shikonte videon e golit të tij dhe përsëriti: ” E pabesueshme, e pabesueshme.”

Shpërndaje në: