Trajneri i Milan me ide revolucionare për ndryshimin e futbollit

Trajneri i Milan me ide revolucionare për ndryshimin e futbollit

Stefano Pioli ka ardhur me një super-ide për sportin e futbollit.

Trajneri i skuadrës së Milan ka dhënë një ide të tijën, në kohën kur shumë trajnerë, por edhe FIFA, po mendojnë ndryshime për futbollin.

Ideja e Pioli duket më revolucionare sesa ajo e Julian Nagelsmann – ky i fundit që insistonte që sulmuesve t’u sigurohen kufje për komunikim.

Pioli shkon tutje, duke dashur të inkuadrojë një rregull basketbolli në sportin e futbollit, përcjell Periskopi.

“Nëse duam të shohim futboll më sulmues në lojën moderne, duhet të kemi rregullin ku nëse ke kaluar pjesëfushën tënde, nuk mund të kthehesh tutje. Duhet të jetë shkelje, sikur në basketboll”, ka thënë Pioli.

Pioli po aplikon një futboll sulmues edhe me skuadrën e Milan, kur këtë edicion ka bërë një start mjaft të mirë. /Periskopi/

Shpërndaje në: