Trajneri i njohur kosovar e sheh tmerrin me sy në Dhërmi, i futen hajnat në banesën ku po qëndronte me familjen e tij

Periskopi.com Sporti

Trajneri i njohur kosovar, Bekim Isufi ka përjetuar tmerrin së bashku me familjen e tij, gjatë pushimeve në bregdetin shqiptar.

Isufi po qëndronte në Dhermi, aty ku në orën 04:00 të mëngjesit iu futën hajnat në apartament, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri gjilanas, për tmerrin e përjetuar ka shkruar në profilin e tij në ‘Facebook’, ku edhe ka theksuar se pas kësaj traume për një kohë të gjatë nuk do t’i kalojë më pushimet në Jug të Shqipërisë.

Postimi i plotë nga Bekim Isufi:

KUJDES! Dhermia nuk eshte vend ku duhet te ndiheni te sigurte andaj sigurohuni ti keni mbyllur dritaret e Hotelit/Villes apo Apartment ku ju jeni apo keni vendosur te qendroni. Une dhe familja ime perjetuam tmerrin me hajnat ne dhome ne oren 4:00 te mengjesit. Me gjithe deshiren e madhe per ti kaluar pushimet ne Jug, pas traumes se perjetuar per nje periudhe shume te gjate kjo nuk do te jete me opcion.