Trajneri i Norwich: Jam i kënaqur me zhvillimin e Milotit, ka hapësira për përmirësime

Trajneri i Norwich: Jam i kënaqur me zhvillimin e Milotit, ka hapësira për përmirësime

Nuk po kursehen lëvdatat për Milot Rashicën te skuadra e tij e re, Norwich City.

Pasi shpallej lojtari i ndeshjes nga tifozët, Rashica së fundmi është shpallur lojtari më i mirë i muajit gusht te skuadra e tij.

Miloti është shprehur i lumtur për arritjen e tij, por njësoj është shprehur edhe trajneri i Norwich City, Daniel Farke.

“Jam i kënaqur me zhvillimin e Milotit. Ka akoma hapësira për përmirësime”, ka thënë Farke, transmeton Periskopi.

“Mendoj se ai meriton shumë lëvdata dhe ne të gjithë jemi të lumtur që e kemi atë, por fokusi është më shumë te skuadra sesa te individët”, ka shtuar trajneri.

Norwich nuk ka marrë akoma pikë në Premier League, pasi pati një prej orareve më të vështira të mundshme në fillim-sezon. /Periskopi/

Shpërndaje në: