Trajneri i Prishtinës, Ibrakoviq: Duhet të jemi më konkret në raste

Trajneri i Prishtinës, Ibrakoviq: Duhet të jemi më konkret në raste

Drita fitoi derbin e javës në Superligën e Kosovës në futboll, kundër Prishtinës.

Trajnerit boshnjak, Abdullah Ibrakoviq, ka vlerësuar Dritën si skuadër, ndërsa ka kërkuar nga futbollistët e tij që të jenë më konkret para portës.

Ai ka theksuar se Prishtina është dënuar me një gol nga Drita.

“Drita është një skuadër e fortë dhe luajtën të disiplinuar duke tentuar që nëpërmjet kundërsulmeve të vijë deri te goli dhe që në fund ia doli të bëj gol. Ne nuk kemi ditur t’i shfrytëzojmë rastet tonë dhe jemi dënuar me një gol. Ne duhet të jemi më konkret në rastet që i krijojmë për gol”, ka thënë Ibrakoviq pas ndeshjes derbi të cilën Prishtina e humbi të dielën nga Drita me rezultatin 1:0.

Shpërndaje në: