Trajneri i Prishtinës, Ramadani: Kemi marrë mësim nga ndeshja e fundit në Uells

Trajneri i Prishtinës, Ramadani: Kemi marrë mësim nga ndeshja e fundit në Uells

Prishtina do të përballet nesër me kampionin e Norvegjisë, Brodo/Glimt në kuadër të kualifikimeve për Uefa Conference Ligë.

Para ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani u shpreh optimist në konferencen për shtyp për ndeshjen e nesërme, shkupjani vlerësoi lartë norvegjezët duke i cilësuar ata si skuadër shumë e fortë dhe teknike.

“Skuadra kundërshtare është shumë e disiplinuar dhe taktikisht e fortë, neve kemi marrë mësim nga takimi i fundit në Uells dhe e dimë mirë se çfarë rëndësie ka secila ndeshje në këtë nivel garash”, tha Ramadani.

“Ne gjithashtu presim mbështetjen maksimale nga tifozët tanë të flaktë “Plisat”, të cilët sigurisht do të jenë të pranishëm në numër të madh nesër në stadiumin e qytetit”, përfundoi Zekrija Ramadani.

Ndeshja do të fillojë në orën 20:00 në stadiumin, “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shpërndaje në: