Trajneri i ri i Feyenoordit nuk ka shumë njohur për Dritën: E njoh nga dy ndeshjet e fundit

Trajneri i ri i Feyenoordit nuk ka shumë njohur për Dritën: E njoh nga dy ndeshjet e fundit

Trajneri i Feyenoordit Arne Slot, ka deklaruar se e njeh Dritën vetëm përmes video incizimeve që i ka parë në dy ndeshjet e fundit.

Slot, në konferencën për shtypë në stadiumin “Fadil Vokrri”, tha se nga ajo çfarë ka parë, dy mesfushorët e krahut janë shumë të rrezikshëm.

”I kemi parë dy ndeshjet e fundit të Dritës dhe e dimë se çfarë na pret. Janë të rrezikshëm nga pozitat standarde, dhe nga dy lojtarët e krahut. Edhe mesfusha është poashtu e mirë”

Ekipi i madh holandez të enjten do të përballet me Dritën në kuadër të Europa Conference Ligës.

Shpërndaje në: