Trajneri i ri i Milanit i ka thënë klubit t’i transferojw dy lojtarë, njëri është Milot Rashica

Trajneri i ri i Milanit i ka thënë klubit t’i transferojw dy lojtarë, njëri është Milot Rashica

Mediat në Itali raportojnë se Milani në merkaton verore do të forcojë sulmin, ku padyshim nuk do të jetë Zlatan Ibrahimovic.

Trajneri i ri Ralf Rangnick, sipas mediave italiane ka kërkuar firmën e Milot Rashicës dhe Patrik Schikut.

“Gazzetta dello Sport” raporton se më afër është Patrik Schick, pasi që Leipzigu nuk dëshiron që të paguajë 28 milionë euro për të blerë kartonin e sulmuesit çek, ndërsa Milani është gati të ofrojë 20 milionë euro.

Milot Rashica, tani që Werder Bremeni shpëtoi nga rënia, ka një vlerësim prej 20 milionë eurosh dhe Rangnick e pëlqen shumë kosovarin, i cili e vlerëson fleksibilitetin e tij se mund të luajë edhe si lojtar anësor dhe si mesfushor.

Kujtojmë se këtë javë, klubi italian dhe trajneri gjerman kanë arritur marrëveshje që ai të marrë drejtimin e ekipit nga sezoni 2020/21.

Shpërndaje në: