Trajneri i Schalke jep lajmin e mirë: Blendi Idrizi është kthyer në stërvitje

Trajneri i Schalke jep lajmin e mirë: Blendi Idrizi është kthyer në stërvitje

Lojtari i kombëtares së Kosovës, Blendi Idrizi, është kthyer në stërvitje me skuadrën e tij.

Pauza e kombëtareve ka ndihmuar skuadrën e Schalke 04 që të rikuperojë lojtarët e lënduar, ndër të cilët është edhe mesfushori kosovar, Blendi Idrizi.

Trajneri i Schalke, Grammozis, ka konfirmuar se lojtari është kthyer si pjesë e stërvitjes, ndonëse bën stërvitje pa kontakt.

“Kemi përdorur pauzën e kombëtareve për të kthyer disa djemë në stërvitje. Danny Latza mund të bëjë një pjesë, sikurse edhe Salif Sane e Blendi Idrizi”, ka thënë Grammozis, transmeton Periskopi. “Megjithatë, ata po bëjnë stërvitje pa kontakte për momentin”, shtoi ai.

Blendi Idrizi i mungoi kombëtares së Kosovës në këto dy ndeshje të tetorit, por mund të jetë gati për Greqinë. /Periskopi/

Shpërndaje në: