Trajneri i Serie A: Kam pasur koronavirus, mendoja se do të vdisja

Trajneri i Serie A: Kam pasur koronavirus, mendoja se do të vdisja

“Dhjetë ditë më parë testet kanë konfirmuar se kam patur Covid-19”.

Rrëfimi i Gian Piero Gasperini ka ardhur tani që Atalanta e tij është gati të kthehet në fushë për të ndihmuar Bergamon, qyteti më i goditur nga pandemia coronavirus.

Sirenat e ambulancës, mendimi i vdekjes. Ka qenë 10 marsi. “Ditën para ndeshjes me Valencia-n, jam ndier keq. Ditën e ndeshjes, akoma më keq. Ndihesha i shkatërruar”.

“Dëgjoja sirenat e ambulancës dhe mendoja se nuk mund të vdisja tani”, ka thënë Gasperini për Gazzetta dello Sport.

Tani, Gasp dhe të tijtë janë gati të rikthehen: “Ujqit janë të uritur. Mund të luajmë edhe nesër. Edhe në momentin më  të errët kanë menduar vetëm për rikthimin. Jam krenar për këtë Atalanta”.

Shpërndaje në: