Trajneri i Sheriffit lanson sulm direkt drejt Dirk Kuyt, pasi holandezi tha se ky klub nuk e ka vendin në CL

Trajneri i Sheriffit lanson sulm direkt drejt Dirk Kuyt, pasi holandezi tha se ky klub nuk e ka vendin në CL

Trajneri i SHeriff Tiraspolit ka kritikuar Dirk Kuytin pas komenteve të tij të rënda për klubin.

FC Sheriff Tiraspol cementoi statusin si vrasës i gjigantëve në Champions League të martën mbrëma, pasi mposhti Real Madridin në ‘Bernabeu’.

Kampioni moldav regjistroi një fitore dramatike 2-1 ndaj kundërshtarëve ‘mbretërorë’, falë golave nga Jasurbek Yakhshiboev dhe Sebastian Thill, transmeton Periskopi.

Një person që duhet të jetë duke u ndjerë i zhgënjyer me veten aktualisht është padyshim ish-futbollisti i Liverpoolit dhe Holandës, Dirk Kuyt.

p1fgomtu451vt010o61orf1b51c9qp.jpg

41-vjeçari vuri në pikëpyetje nëse Sheriffi meriton të garojë në Champions League, pasi moldavët u kualifikuan në fazën e grupeve.

”E di se Champions League është një kompeticion për kampion, por skuadrat si Sheriff Tiraspol nuk kanë të bëjnë asgjë me Champions Leaguen,” kishte thënë Kuyt.

p1fgomlsqh1im41190nuoq0f0kj.jpg

Ai qartazi nuk po priste shumë nga Sheriffi, që tash kryeson grupin, ku merr pjesë Real Madridi dhe Interi.

E tash, trajneri i Sheriffit, Yuriy Vernydub shfrytëzoi mundësinë në konferencë për shtyp mbrëmë që t’i përgjigjet Kuytit.

”Ishte lojtar i madh, Dirk Kuyt, i cili tha se nuk ka vend në Champions League për Sheriffin,” u shpreh fillimisht ai.

”Kështu që jam i lumtur të shkatërroj botën e tij perfekte.

”Në këtë moment, jam shumë i lumtur pas ndeshjes kundër një klubi si Real Madridi. Kjo është emocionale.

”I vlerësoj shumë djemtë e mi për punën e madhe. Jemi skuadër e vërtetë.

”Disa lojtarë të mëdhenj thanë më herët se nuk ka vend në Champions League për një skuadër si Sheriffi, por është vendi ynë dhe e dëshmuam.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: