Trajneri i Suedisë: Duhet të përgatitemi sa më mirë për Kosovën, individualisht të aftë të bëjnë gjithçka

Trajneri i Suedisë: Duhet të përgatitemi sa më mirë për Kosovën, individualisht të aftë të bëjnë gjithçka

Kombëtarja e Suedisë tashmë e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e tetorit, ku është përfshirë edhe Zlatan Ibrahimovic.

Kosova do të përballet me Suedinë më 9 tetor, për t’u ndeshur tri ditë më vonë me Greqinë.

Janne Andersson, i cili është trajner i kombëtares suedeze me këtë rast ka thënë se Kosova ka një ekip që mund t’i shkaktojë kokëçarje ekipit që ai e drejton.

“Së pari, ne duhet të jemi sa më mirë të përgatitur për Kosovën. Ne e dimë se është një ekip individualisht i aftë që do të bëjë gjithçka për të na krijuar probleme” – tha ai.

Andersson e lavdëroi paraqitjen e Kosovës kundër Spanjës, duke thënë se luajti shumë mirë

Shpërndaje në: