Trajneri i Tyson Furyt publikon pamje nga qoshi i ringut në momentin kur u nokautua Deontay Wilder

Trajneri i Tyson Furyt publikon pamje nga qoshi i ringut në momentin kur u nokautua Deontay Wilder

Kanë kaluar mbi 24 orë prej kur Tyson Fury nokautoi Deontay Wilderin në një prej meçeve më zbavitëse në boks.

Nuk pati dyshime se kjo përballje pastaj do t’i dominonte kryetitujt në internet për javët në vazhdim, dhe mbrëmë, trjaneri i Furyt u dha fansave një tjetër kënd të pamjeve ng anokauti shkatërrues që i dha fund gjithçkaje, transmeton Periskopi.

SugarHill Steward shfrytëzoi Twitterin për t’i dhënë ndjekësve të tij pamje ekskluzive nga qoshja e ringut kur klienti i tij nokautoi rivalin në rundin e 11-të.

E drejtë të themi se e djathta e Furyt duket edhe më mirë nga këndi i Stewardit. Ju gjithashtu mund ta vëreni sa të ngazëllyer ishin ata kur ndodhi. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: